Në fillim të sezonit të kaluar, Luciano Spalleti u vu në krye të Interit dhe arriti ta ngjisë ekipin në Champions League.
Edhe pse mes shumë vështirësive, në fund zikaltrit ja dolën me atë ndeshje dramatike ndaj Lazios në fund të sezonit dhe tashmë drejtuesit e Interit kërkojnë të zgjasin kontratën me Spalletin.
“Premium Sport” shkruan se drejtuesit zikaltër Gardini dhe Ausilio janë duke negociuar për zgjatjen e kontratës, e cila skadon në fund të këtij sezoni për Spalletin.
Sipas medias italiane, po diskutohet një kontratë, e cila do ta mbante të lidhur Interin me trajnerin deri në vitin 2021.