‘Inter mund të nënshkruajë me Antoine Griezmann’

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Inter mund të nënshkruajë një marrëveshje me yllin Antoine Griezmann.

Ish lojtari i skuadrës së Inter, Diego Forlan, beson se skuadra nga Milano mund të nënshkruajë me lojtarin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Uruguaiani beson se Inter mund të mbyllë një nga marrëveshjet më të mëdha të afatit të ardhshëm kalimtar.

“Nëse Griezmann qëndron tek Atletico ai do të bëhet legjendë. Por, ai do të blihet nga Inter sapo Icardi të shitet” ka thënë Forlan, transmeton lajmi.net.

“Këtë ma ka thënë skuadra” ka pohuar tutje ish ylli i Atleticos dhe Interit.

E ardhmja e Mauro Icardi vazhdon të jetë në pikëpyetje edhe pse së fundmi është raportuar për përmirësimin e raporteve mes tij dhe skuadrës. 

Të ngjashme