Denzel Dumfries mbetet një nga emrat më të përfolur në merkato, pasi e ardhmja e tij te Interi nuk është ende e sigurt.
Mbrojtësi holandez ka kontratë deri në vitin 2028, por klauzola e lirimit prej rreth 25 milionë eurosh e bën atë një objekt interesant për shumë klube evropiane.
Ai pritet të marrë vendim përfundimtar pas Kupës së Botës, duke lënë të hapura të gjitha opsionet.
Interi dëshiron ta mbajë si lojtar kyç në krahun e djathtë, por gjithçka do të varet nga oferta dhe vendimi i vetë futbollistit në verë.