Interi ofron tre lojtarë dhe miliona euro për Belottin

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 09:23 | Nga

Interi ka bërë ofertë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin.

23 vjeçari ka qenë në formë të jashtëzakonshëm këtë sezon ku ka shënuar 26 gola, dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Tuttosport shkruan se Nerazzurrët ishin të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro dhe të japin edhe tre lojtarë.

Andrea Ranocchia, Davide Santon dhe një lojtar tjetër është ofruar nga Inter, por Torino e ka refuzuar këtë ofertë.

Interi është vënë në kërkim të lojtarit, pasi rrezikon të humb Mauro Icardin, që kërkohet nga Napoli dhe disa klube spanjolle.

Për Belottin ka interesim të madh nga klubet e Ligës Premier.

Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham e pëlqejnë Belottin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme