Interpol disponon listën me 173 militantë të ISIS-it në Evropë

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Operacioni “Neptun II” i organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit të Lyonit dhe i koordinuar për Italinë nga SCIP, konkretisht Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor i Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale ka hetuar 31 raste që kanë të bëjnë me lëvizjen e terroristëve të dyshuar, nga të cilat 12 raste janë konfirmuar.

Midis 24 korrikut dhe 8 shtatorit në pellgun e Mesdheut u krye operacioni për identifikimin e terroristëve të dyshuar që kanë tentuar apo kanë hyrë në Europë përmes Afrikës, gjatë sezonit turistik.

Të mbështetur nga një ekip i Interpolit në terren, oficerët e policisë, në 7 porte nga gjashtë vendet pjesëmarrëse, Italia, Algjeria, Franca, Maroku, Spanja dhe Tunizia, kanë realizuar shumë marrje në pyetje të elementëve të dyshuar që qarkullonin me dokumente udhëtimi të vjedhura. Për Italinë, kontrollet kanë përfshirë portet e Xhenovës dhe Palermos, të monitoruara përmes SOI – Criminalpol International.

Sipas “The Guardian”, Interpol disponon një listë prej 173 militantësh të ISIS, të cilët dyshohet se mund të organizojnë sulme vetëvrasëse në Europë. Lista është përpiluar nga inteligjenca amerikane bazuar në informacionet e mbledhura në Siri dhe Irak.

Sipas gazetës britanike asgjë nuk dëshmon për momentin që xhihadistët kanë depërtuar në territorin evropian. Sipas FBI-së, xhihadistët mund të jenë trainuar për të ndërtuar dhe vendosur pajisje eksplozive dhe ka dyshime se mjaftë prej tyre mund të udhëtojnë drejt Europës për të marrë pjesë në aktivitete terroriste.

Interpoli u ka kërkuar vendeve partnere informacione mbi personat në listë, siç janë dokumentet e identitetit, megjithëse nuk përjashtohet që ato mund të jenë pseudonime ose identitete false

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme