Interpoli sekuestron 500 tonë medikamente të falsifikuara

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 500 tonë medikamente të falsifikuara u sekuestruan gjatë një kontrolli të Interpolit që çoi në më shumë se 850 arrestime, njoftoi sot kjo organizatë, që koordinoi operacionin.

‘’Medikamente kundër kancerit, kundër dhimbjes, pilula për trajtimin e problemeve të ereksionit apo steroidet anabolike të gjitha të falsifikuara, mjaft të rrezikshme dhe që shiteshin on line nga rrjetet kriminale u sekuestruan gjatë këtij operacioni me mobilizimin e policive të 116 shteteve’’, njofton Interpoli në një komunikatë për shtyp.

Organizata e bashkëpunimit policor saktësoi se ka sekuestruar mbi 110 000 aparate mjekësore si shiringa, lente kontakti, aparate dëgjimi dhe materiale kirurgjikale, duke çuar në mbylljen e 3 671 Website-ve dhe profileve në rrjetet sociale në sajë edhe të bashkëpunimit me Twitter dhe Facebook.

”Vlera e mallrave të sekuestruara, të kapura midis datës 9 dhe 16 tetor, arrin deri në 14 milion dollarë”, saktësoi më tek Interpoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme