Intervistohen, të dyshuarit e sulmit me vezë ndaj Hotit

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka intervistuar dy të dyshuar që sulmuan me vezë ditë më parë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajmin e ka bërë të ditur për EO, Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona që u përfshinë në rast. Të njëjtit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.

Të shtunën, Hoti është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë. Pas sulmit, Hoti tha se “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar”.

Të ngjashme