IPKO zgjeron dhe modernizon rrjetin

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

IPKO ka vazhduar të zgjerojë dhe investojë nërrjetin e saj fiks dhe mobil, duke arritur edhe në zonat më të thella në Kosovë dhe njëkohësisht duke i mundësuar qasje në të gjitha format e komunikimit, secilit qytetar të Kosovës.

IPKO ka zgjeruar rrjetin në segmentin e shërbimeve fikse (TV dhe Internet) në zonat, të cilat nuk kanë qenë të mbuluara më parë nga asnjë operator tjetër. Një pjesë e projektit është bashkë-investim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, përderisa pjesa tjetër e mbetur, është investimi vet kompanisë. Ky projekt është pjesë e Agjendës Digjitale të Kosovës, përderisa Ministria ka zgjedhur fshatrat për ndërtimin e infrastrukturës! Teknologjia në të cilën është investuar në këto fshatra është GPON, apo ndryshe e njohur edhe si “Fibri në Shtëpi”.

Ndërsa pjesët tjera të mbuluara me rrjetin dhe shërbimet e IPKO-së, janë zgjedhur në bazë të planit të investimit të kompanisë. Rrjeti është zgjeruar në të shtatë regjionet e Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan), duke mbuluar 35 lokacione, vetëm në segmentin e shërbimeve fikse dhe njëkohësisht duke arritur edhe zonat më të thella rurale siç janë:Oshlani, Hercegova, Liqeji, Balinca, Boga, Stankaj,Reka e Allagës e shumë lokacione të tjera.

IPKO ka vazhduar të modernizojë rrjetin e saj në të gjitha regjionet edhe në segmentin e shërbimeve mobile. Përreth 60 lokacione dhe fshatra ekzistuese, tashmë janë modernizuar me teknologjinë 4G.

IPKO njihet si operatori i parë në vend, i cili ofron kualitet të shërbimeve, qëndrueshmëri dhe mbulueshmëri, përderisa mbetet kompania e parë e telekomunikimit që ka sjellë në tregun Kosovar teknologjinë 3G dhe 4G.

Të ngjashme