Irani hedh poshtë kërcënimet e Trump: Amerika është e vetme

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 08:37 | Nga

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani tha se SHBA-ja është problemi: një shkelës i izoluar i ligjeve ndërkombëtare që po udhëhiqet nga një ekip fillestar politik dhe diplomatik që po fiton mosmiratimin e botës.

“Sot u bë e qartë se Amerika është e vetme”, tha Rouhani në një konferencë shtypi në Nju Jork, shkruan CNN.

Rouhani tregoi se krerët e tjerë të botës i thanë atij se nuk e kanë miratuar vendimin e presidentit, Donald Trump, për ta nxjerrë nga marrëveshja bërthamore duke i lehtësuar sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve të programit të tij bërthamor.

Rouhani foli një ditë pasi Trump dhe zyrtarët e tij të lartë sulmuan Iranin për veprimet e saj në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje kombeve të tjera në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që ta ndihmojnë atë të kufizojë dhe të izolojë Teheranin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton paralajmëroi të martën se nëse Irani nuk e e ndryshon sjelljen e vet, “do të ketë ferr për ta”.

Trump në fjalën e tij të martën në OKB ka kërkuar që “të gjitha kombet të izolojnë regjimin e Iranit” dhe liderët e saj që “mbjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme