Ish-nënkryetari i Këshillit Atlantik shkruan për Dua Lipën dhe Kosovën pasi këngëtarja u nderua me çmim

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetari i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, njëherit kryetar i fondacion privat, i përkushtuar ndaj rritjes dhe forcimit të institucioneve demokratike në mbarë botën “National Endowment for Democracy” (NHS), ka dalë me një shkrim pasi këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, fitoi Çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik 2021 në Këshillin Atlantik.

Wilson tregoi për përvojën e tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, deri tek pavarësia, duke lavdëruar Dua Lipën për arritjet e saj, si dhe popullin e ri demokratik të kosovar, njofton Klankosova.tv.

Shkrimi i plotë:

Fillova karrierën time në Departamentin e Shtetit nën drejtimin e Madeline Albright, duke punuar në zyrën e NATO-s përderisa tensionet etnike u kthyen në luftë në Kosovë. Detyra jonë për të ndihmuar në planifikimin e samitit të 50-vjetorit të NATO-s u shndërrua nga kremtimi i zgjerimit, në mobilizimin e aleatëve për të ndaluar një gjenocid të shpalosur.

Në administratën e Bushit, kam shërbyer në NSC, duke qëndruar pranë Kosovës përderisa shpalli pavarësinë.

Kur punoja në Këshillin Atlantik isha krenarë të jem pjesë e nismës #BallkaniPërparimtar për të mobilizuar mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës për reformën dhe integrimin në Ballkan.

Sot, si President i NHS, jemi krenarë që mbështesim shoqërinë civile të Kosovës. Unë e admiroj Kosovën si një demokraci të gjallë. Kjo demokraci e re është bujare duke mirëpritur kohët e fundit afganët e evakuuar.

Në këtë kontekst, pata nderin të prezantoj Dua Lipën, përderisa Këshilli Atlantik e nderoi me Çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik 2021. Dua shoqërohej nga presidentja më e re në botë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ne festuam në auditoriumin “Andrew W. Mellon”, i njëjti vend ku u themelua aleanca e NATO-s në vitin 1949 dhe ku liderët e NATO-s u mblodhën në vitin 1999 për të ndalur luftën në Kosovë. Simbolika e kësaj linje u dha atyre – dhe mua – rrënqethje.

Një fëmijë i Kosovës, Dua ofroi një vizion dhe sfidë bindëse për Bashkimin Evropian: “A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit?”

Duke nderuar Presidenten e Komisionit Evropian, Von der Leyen, dhe marrëdhënia SHBA-BE së bashku me Dua Lipën është një kujtesë se shtëpia e familjes së saj, Kosova, është pjesë e traditës demokratike transatlantike që ne festojmë.

Mbështetja jonë mbetet thelbësore që një Kosovë prosperuese, pluraliste, tolerante – dhe partidashëse – të gjejë shtëpinë e saj – përkrah fqinjëve të saj – në një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe

Të ngjashme