Ish-politikanja serbe: Serbia të pajtohet se s’ka mënyra që ta kthejë Kosovën

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Sociologia dhe ish-politikanja serbe, Vesna Peshiq, thotë se Kosova i ka të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një shtet të pavarur dhe asaj i duket qesharake që tani Kosova dhe Serbia, siç thotë ajo, po “grinden për targat e automjeteve”.

Ajo beson se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosovën e ka humbur.

“Kosova nuk ka se si të kthehet”, tha ajo në televizionin N1, duke shtuar se më e rëndësishme sesa nëse do të ketë targa RKS apo KM është se si jetohet në Kosovë.

Peshiq beson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, sepse “amerikanët janë përfshirë shumë në të”, madje thotë se “Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdimisht po monitoron se çfarë po ndodh”.

“Qëllimi është të zvogëlohet ndikimi rus në Ballkan”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se problemi është se Serbia “nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë shumicë serbe dhe Serbia nuk heq dorë nga aneksimi i saj”.

Të ngjashme