Moisiu: Shqipërinë duhet ta bëjmë ne shqiptarët

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me krizën politike në Shqipëri, ish- presidenti Alfred Moisiu zgjidhjen e sheh të politikanët shqiptarë.

Alfred Moisiu: Shqipërinë do ta bëjmë ne shqiptarët. Miqtë tanë sigutrisht që na kanë ndihmuar dhe do të na ndihmojnë, por jem ine që duhet të bëjmë punën kryesore. Mos të presim që gjërat tona të na i zgjidhin të tjerët, sepse kjo nuk është e drejtë dhe nuk është e mundur dhe praktikisht kështu ka ndodhur.

Në radhë të parë unë mendoj që politikanët tanë duhet tëq mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin.

Në lidhje me procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Moisiu vlerëson çdo proces i cili kalon përmes rrugës kushtetuese dhe se nuk sheh asnjë problem kur bazuar në kushtetutë kërkohet të sqarohen marrëdhëniet mes politikanëve kryesor të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme