Ish-presidentja Jahjaga themelon fondacion

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 16:00 | Nga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shihet të jetë mjaft e angazhuar – sidomos me vizita jashtë vendit.

Pas përfundimit të mandatit, presidentja Jahjaga ka qenë e angazhuar në iniciativa të ndryshme sociale.

Prej tash, ajo do t’ia shtojë vetes edhe një obligim publik.

Të martën që vjen ajo do ta themelojë fondacionin “Jahjaga”, njofton Klan Kosova.

Ish-presidentja është e angazhuar edhe në çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme