ISIS kërcënon Papën: Do të vijmë në Romë, mbajeni mend

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 09:10 | Nga

Përmes një video të publikuar në kanalin zyrtar të Shtetit Islamik, Al Hayat Center Media, luftëtarët e ISIS shfaqen duke shkatërruar kryqe, statuja të Krishtit, të Shën Marisë si dhe duke grisur fotografitë e Papa Françeskut.

Ata paralajmërojnë se shumë shpjet do të mbërrijnë në Romë.

“Mbajeni mend këtë. Do të mbërrijmë në Romë. Do të vijmë në Romë për vullnet të Allahut”, shprehet një luftëtar i ISIS me emrin Abu Jindal.

Kjo video është xhiruar në Maraui, qytet në jug të Filipineve, teatër i luftimeve të dhunshme mes luftëtarëve të Abu Sayyaf, degës aziatike të ISIS me ushtrinë filipinase.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme