Ministri i Shëndetësisë, njëherit nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit përmes një njoftimi për media reagoi për arrestimin e Marko Gjuriqit, por këtë e lidhur me arsye politike, si dhe me darkën e Thaçit me Vuçiqin në Bruksel.
“Lëvizjes Vetëvendosje i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për t’i dhënë përgjigje hyrjes pa leje në Kosovë të Marko Gjuriq. Sërish Vetëvendosje – me apo pa vetëdije – mbrojti interesat e Serbisë, duke e nënçmuar aksionin e Policisë së Kosovës, të cilin e konsideron si të shtyrë politikisht. Sërish Vetëvendosje doli kundër shtetit të Kosovës. Turpi i saj nuk po ka fund”, ka shkruar Ismaili.