Italia dëbon kosovarin për lidhje me terrorizmin

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 09:16 | Nga

Një kosovar që banonte në Bolzano të Italisë është dëbuar për arsye të sigurisë së shtetit me një dispozitë të nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Marco Minniti.

Sipas mediave italiane, prania në Siri në radhët e një formacioni xhihadist midis fundit të vitit 2014 dhe muajve të parë të 2015 të 28-vjeçarit kosovar u raportua tek autoritetet italiane në kontekstin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Poashtu raportohet se ai kishte mbështetur gjithashtu aktivitetin e organizatës ‘Rinia Islame Kaçanik’.

Hetimet e Antiterrorizmit italian gjithashtu zbuluan se ai ishte në kontakt të vazhdueshëm me ekstremistët aktiv në Siri dhe Irak, disa prej të cilëve ishin të përfshirë në projekte armiqësore. Për këtë arsye kosovari u dëbua dhe u shoqërua në shtëpi me një avion nga aeroporti i Malpensas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme