Ja sa shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së në 2018-në

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

19 mijë shqiptarë gjatë vitit 2018 kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat që i rendit shqiptarët në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë dhe Venezuelës. Në vend të parë  është Iraku, me rreth 81 mijë aplikime.

Në raport me vitet e kaluara numri i azilantëve shqiptarë ka rënë. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n.

Në total, sipas Eurostat, gjatë vitit që lamë pas janë 580 800 shtetas që kanë aplikuar për azil në një nga vendet e BE, duke e zbritur këtë numër me 11% krahasuar me vitin 2017. /mapo.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme