Ish ministrja punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, e cila tani nuk ka asnjë funksion shtetëror përmes Facebook-ut thekson se në Kuvend ndodhi zgjedhje jo legjitime e kryetari të ri nga ana e siç thotë, mbështetësve të Deklaratës së Tiranës.
“Për fat të keq provokimi i tillë i LSDM-së dhe partive shqiptare shkaktuan revoltë të madhe dhe eskalim të zemërimit tek qytetarët. Atmosferën e tillë e përdorën disa dhunues të bëjnë kaos dhe të sulmojnë deputetët në Kuvend. E dënoj ashpër dhunën ndaj tyre, njëjtë siç e dënoj edhe dhunën politike të LSDM-së dhe partive shqiptare të cilët pohojnë se lanë zgjedhur kryetar të ri në rrugë ligjore”, shkruan Jankulloska.
Ajo ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve dhe ndanë mendimin me Trajko Veljanoskin dhe bën thirrje për mençuri tek të gjithë që Maqedonia sa më shpejtë të dalë nga kriza.