Japonisë i mjafton një pikë ndaj Polonisë së eliminuar

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 08:57 | Nga

Japonia nuk është shumë larg për të siguruar fazën nokaut të Kampionatit Botëror të Futbollit për herë të tretë në histori.

Një barazim ndaj Polonisë do t’ua siguronte japonezëve kalimin përtej fazës grupore, ndërsa varësisht prej rezultatit në ndeshjen tjetër edhe humbja në “Volgograd Arena” mund t’ua garantojë atyre vendin në një të tetën e finales, transmeton Koha Ditore.

Por japonezët janë të vendosur që të mos luajnë për barazimin e mjaftueshëm, por do të kërkojnë fitoren ndaj Polonisë që tashmë është eliminuar, përkatësisht nuk ka gjasa të shkojë tutje.

Japonia e Senegali i kanë nga katër pikë në krye të Grupit H. Kolumbia është e treta me tri pikë, ndërsa Polonia nuk ka pikë në vend të katërt. Japonia fitoi 2:1 në hapje ndaj Kolumbisë e më pas barazoi 2:2 me Senegalin, në një ndeshje që e dominoi.

Polonia po vlerësohet prej përfaqësueseve që ka dëshpëruar në këtë botëror dhe polakët janë të përkushtuar që të përmirësojnë përshtypjet para se të largohen nga Rusia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme