Jashari: Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka shprehur përkrahjen e tij për aksionin e ndërmarrë sot nga Drejtoria e Inspekcionit ku janë rrënuar disa objekte pa leje në Qyqavicë brenda territorit të Komunës së Skënderajt.

I pari i Skënderajt theksoi se kështu askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Ai me këtë shtoi se askush nuk do të bëjë ndërtime pa i’u nënshtruar procedura ligjore.

Jashari në fund potencoi se nuk do të lejojë të prishet ambienti përreth Qyqavicës për teke të askujt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme