Jashari përuron parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashkë me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, sot kanë përuruar përfundimin e punimeve të projektit “Ndërtimi i Parkut “Idriz Rreci”, projekt ky i cili kap vlerën financiare rreth 75 mijë euro.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Bekim Jashari, është shprehur i lumtur që ky park po merr pamjen e duhur dhe kështu do të jetë në shërbim të fëmijëve të komunës sonë.

“Ky projekt është vazhdimësi e angazhimit tonë në shtimin e zonave të reja të gjelberta dhe krijimin e hapësirave rekreative për fëmijët”, deklaroi Kryetari Jashari.

Tutje Kryetari Jashari theksoi se parqe të tilla janë ndërtuar e do të ndërtohen edhe në lagje tjera të  qytetit dhe në hapësirat përreth shkollave fillore e të mesme në komunën tonë.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme