I jashtëligjshëm “pezullimi” i Projektligjit për FSK-në

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 08:02 | Nga

Nuk ka mbështetje në ndonjë ligj a rregullore “pezullimi” i procedurave për miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë (FSK), i sponsorizuar para një muaji nga presidenti Hashim Thaçi. Prandaj, Kuvendit i është kërkuar t’i vazhdojë procedurat e vendimmarrjes për të.

Ka më shumë se një muaj që Projektligji për ta bërë FSK-në me mandat ushtrie, është proceduar nga kreu i shtetit në Kuvend. Kjo iniciativë pati nxitur kundërshtimin e aleatëve strategjikë të Kosovës e veçmas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, të cilët nuk janë kundër ushtrisë, por duan që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura (FAK) të ndodhë me Kushtetutë. Ata kanë sugjeruar diskutime edhe me përfaqësuesit e serbëve, në mënyrë që edhe ata të binden për ushtrinë. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme