Justin Bieber sillet si zotëri me Selena Gomez

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 12:20 | Nga

Gjërat po duket se po shkojnë mirë për Justin Bieber dhe Selena Gomez!

Këta të dy e rindezën dashurinë e tyre para dy muajsh.

“Çdo gjë është aq ndryshe kësaj radhe”, tha një burim i afërt i tyre për E! News. “Tani Justin po sillet si një zotëri i vërtetë dhe po tregon se sa shumë interesohet për të. Është shumë më i hapur ndaj ndjenjave që ka për Selenën, gjë që është tregues i asaj se sa shumë është pjekur ai”.

Po ashtu bëhet e ditur se këngëtari po përmirësohet në aspektin e mbajtjes së kontakteve. “Të dytë kanë qenë të zënë duke udhëtuar, por po ia arrijnë të rrinë në kontakt kur janë larg njëri tjetrit. Selena dhe Justin po i shkruajnë njëri tjetrit gjatë gjithë ditës dhe madje shpesh bëjnë edhe biseda me kamerë”, sqaroi burimi, ndërsa tjetri shtoi: “Ata janë ende së bashku dhe flasin gjatë gjithë kohës kur nuk janë bashkë. Justin do që kësaj radhe gjërat të shkojnë si duhet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme