Juve blindon Dybalan

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 16:44 | Nga

Juventus thuhet se janë duke u përgatitur për të lidhur një kontratë të re me  Paulo Dybala prej pesë milionë eurove për sezon.

Sulmuesi argjentinas shënoi 19 gola dhe asistoi plotë nëntë herë në sezonin e fundit në Serie, pasi u bashkua me bardhezinjtë nga Palermo.

Me një gol dhe dy asistime deri më tani këtë sezon, ka pasur sugjerime se Barcelona janë duke treguar një interes në xhevahirin e Juves.

Kjo do të përbënte një zgjatje prej një viti, dhe paga e Dybalas gjithashtu do të rritet nga tre milionë në pesë milionë në sezon, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të paguar në klub pas Gonzalo Higuain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme