Juventusi ka rritur dallimin në Itali

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Kur skuadra më e mirë në Itali transferoi ndoshta lojtarin më të mirë në botë, misioni për të ndaluar atë të fitojë titullin e radhës në Serie A u bë shumë i vështirë.

Kështu edhe doli, ndërsa Juventusi dhe Cristiano Ronaldo vazhduan të thyejnë rekordet, shkruan sot Koha Ditore.

Të shtunën, Juventusi ka fituar titullin e Serie A për herë të tetë rresht, që është rekord, pesë xhiro pa mbaruar stinori, pasi mposhti Fiorentinën me shifrat 2:1.

Ndërkohë fitimi i titullit pesë xhiro pa përfunduar stinori ka barazuar rekordin e Torinos të stinorit 1947-48, Fiorentinës të stinorit 1955-56 dhe Interit të stinorit 2006-07.

Asnjë klub në top-pesë ligat në Evropë nuk ka fituar aq shumë tituj rresht sa Juventusi. Lyoni arriti të fitonte shtatë herë rresht në Francë. Asnjë klub nuk ka edhe numrin e përgjithshëm të titujve vendorë të Juventusit, 35 sish.

Ishte titulli i pestë rresht i Massimiliano Allegrit në po aq stinor në krye të Juventusit, ndërsa ka vazhduar serinë që ishte nisur nga paraardhësi i tij Antonio Conte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme