Sot u raportua për një rast të kanosjes që ka ndodhur ditë më parë në Mitrovicë, ku një burrë ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij, përmes telefonit. Rasti u iniciua në stacionin policor të Mitrovicës tek dje, ndërsa ka ndodhur më 21 prill.
Siç mëson Sinjali, burri i cili dyshohet se e kërcënoi bashkëshorten me fjalët: “ka me të mbytë, nuk ka me të lënë të gjallë”, është Muhamet Klinaku, 40-vjeçar.
Klinaku dyshohet se është ndarë nga viktima para dy muajve, për shkak të problemeve që kanë pasur mes vete.
Hetimet për këtë rast kanë filluar dje, ku me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.