Edhe këtë vit, departamenti fillologjikë në Universitetin e Oksfordit, si cdo vit me rradhë ka përzgjedhur fjalën e vitit që është përdorur në masë tek popullata anglishtë-folëse dhe jo vetëm. Nga anketimet e bëra përgjatë vitit që lam pas, fraza ‘brain rot’ del të jetë më e përdorura, dhe si e tillë ajo hyn në fjalorin e Oksfordit për përdorim të gjërë.
Në pak fjalë, ‘brain rot’ do të thotë ‘kalbje e trurit’ dhe përkufizohet si përkeqësim i gjendjes intelektuale të një personi, si pasojë e lodhjes mentale nga stërpërdorimi i temave triviale.
Ndërsa tek ne në Kosovë, thënë në mënyrë metaforike, jemi deshmitarë të një kalbëzimi në masë të mendimit kritik dhe sjelljeve jo etike nga faktori politikë.
Indikacionet e para mund ti hasim tek ripërseritja e premtimeve boshe rishtazi për dekada me radhë. Shtojmë këtu retorikën fyese dhe degraduese sa herë që jemi në fushata parazgjedhore, ndërsa qershia mbi tortë mbeten projektet fantazmë me pretendime për investime miliarda euro, për t’u kthyer pas katër viteve në pikën zero përsëri.
Kjo na bën të kuptojmë se ne kemi të bëjmë me grupacione politike që ngjajnë më tepër me satiren e filmit ‘ budallai shkuar budallait’ ( ang-dumb and dumber), se sa me dikë që ka potencial të bëj politika zhvillimore bazuar në ekspertizë dhe etikë.
Nëse bëjmë një rikapitullim të partive politike së cfarë premtojnë, dhe nëse marrim për bazë se cfarë realizojnë, atëherë duhet të pranojmë se kemi probleme fundamentale në këtë drejtim.
Problemet fillojnë me deficitin tregtar, vazhdojnë me aferat korruptive dhe kulmojnë me dështime menaxheriale për projekte esenciale, siç është rehabilitimi i qenve endacak në Prishtinë. Këto dështime edhe një herë na rikujtojnë se në Kosovë kemi një sistem kleptokratik, e jo demokratik siç e proklamojnë. Shtojmë ketu mungesën e llogaridhënies atëherë jo rastësisht kemi stagnim në vend të zhvillimit, dhe kemi migrim në vend të prodhimit.
Në mungesë të ideve novatore, rritjes së kapaciteteve për prodhim dhe dështimeve në prurjen e investitorëve të huaj, neve na ofrohen retorikat boshe nga grupacionet politike, të cilët ironikisht, nëse marrim parasysh statistikat buxhetore dhe zhvillimin ekonomike del se më tepër ështe abuzuar se sa që është zhvilluar Kosova, që nga pavarësia e deri më sot.
Paradoksalisht, ne vazhdojmë të ndegjojmë se kemi zhvillim ekonomik, ndërsa Kosova mbetet e fundit për nga GDP-ja. Mburremi me investime të huaja, por në fakt investimet e vetme mbeten remitancat nga diaspora, ndërsa hulumtimet ndërkombtare vazhdojnë të alarmojnë për ikjen e trurit nga Kosova.
Nuk është se nuk kemi shenuar rritje, por ato janë rritje cmimesh të produkteve bazë nga inflacioni dhe izolimi ekonomik. Rritje ka edhe në sektorin e ‘migrimit’ ku qytetarët ikën nga vendi i tyre, duke i kaluar edhe vendet që janë në konflikte civile, për nga numri i migrimit për kokë banori.
Si duket kemi një diskrepancë të frikshme me atë se cfarë pretendojnë qeveritarët, apo cfarë premtojnë opozitarët në Kosovë, dhe realitetin në të cilin jetojmë.
Së fundmi, Banka Botrore na përkujton se jemi në një pozitë jashtëzakonisht të pa favorshme sa herë krahasohemi me mesataren minimale të shteteve europiane. Transparency International, në anën tjetër thotë se në Kosovë niveli i korrupcionit vazhdon të jetë i lartë.
Megjithatë, politikëbërësit lokal vazhdojnë me arrogancë dhe impotencë intelektuale për reflektim dhe inicim të reformave në këto lëmi, dhe e tëra cfarë ndegjojmë janë fyerjet apo thashethemet rreth sondazheve se kush do fitojë më tepër vota.
Mbase eshte koha e fundit që ne si shoqëri të kemi një debat të sinqert me njëri-tjetrin, sepse zgjedhjet ciklike janë shëndrruar në një mekanizëm propagandistikë, ku bëhet shumë zhurëm me shumë harxhime të panevojshme buxhetore, por në fund kemi asgjë.
Për fund, sic pohonte shkrimtari Xhorxh Orwell se ‘ në kohën e mashtrimeve, thënia e së vërtetës është një akt revolucionar’, atëherë të gjithë ne mundemi të bëhemi pjesë e revolucionit, nëse thjesht vendosim ta flasim të vërtetën ashtu siç është, e jo siç po na thonë.