Kalon në lexim të parë Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 17:58 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 60 vota për dhe 3 abstenime ka kaluar në lexim të parë, Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, kërkoi shfuqizimin e lojërave të fatit.

“Më duket në kohë të shkurtë që jemi zgjidhja më optimale do ishte shfuqizimi i lojërave të fatit”, tha ai.

Në orën 18:00 do mblidhet komisioni për Buxhet dhe Financa për shqyrtimin e këtij projektligji si dhe amendamenteve të saj.

Kuvendi do mblidhet prapë në orën 18:30 për tu kthyer prapë për Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit i cili pritet të votohet në lexim të dytë.

Të ngjashme