Kamarierja përjashtohet nga puna pasi nuk mund t’i blinte këpucët për uniformë

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Një kameriere me pagë minimale u shkarkua pasi i tha shefit të saj se nuk mund të blinte këpucë të reja si pjesë e uniformës së saj.

Heidi Henders, 24 vjeçare, kishte shpenzuar rreth 30 funte për pantallona dhe një këmishë për punën e saj të re në Heavenly Desserts, Stratford, kur asaj iu tha se duheshin edhe një palë këpucë më zyrtare se ato që kishte, transmeton Klan Kosova.

Studentja, së cilës nuk i ishte dhënë një kontratë kur filloi punën tre javë më parë, pretendon se asaj i ishte thënë në intervistë se uniforma duhej të ishte në kombinim me këpucë të zeza.

Menaxheri sugjeroi që këpucët e rehatshme mund të bliheshin në Clarks – ku çmimi mesatar është rreth 60 funte. Me pagën e saj prej 8.91 funte në orë, do të duheshin gjashtë orë e gjysmë për t’u blerë.

Heidi i shpjegoi një mbikëqyrësi se nuk kishte mundësi të blinte këpucë të reja dhe e pyeti nëse mund të fliste në zyrën qendrore për të shpjeguar pozicionin e saj. Por vetëm 24 orë më vonë ajo u pushua nga puna në fund të një turni të zënë për Ditën e Baballarëve për ‘mosrespektim të politikës së uniformës’.

Heidi tha për Metro.co.uk: “Kjo nuk ka të bëjë me këpucët. Bëhet fjalë për mosrespektimin e punëtorëve dhe pagën e ulët që ata paguajnë. Unë tashmë kisha shpenzuar rreth 30 funte për pantallona dhe një këmishë tashmë. Ata nuk na dhanë një palë këpucë specifike por thanë që ato duhet të jenë zyrtare”.

Të ngjashme