Kampionati i ardhshëm Evropian do të ketë disa ndryshime në krahasim me vitet e mëhershme

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Në Kampionatin e ardhshëm Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani, çdo përfaqësuese do të ketë mundësi të regjistrojë vetëm 23 lojtarë.
Jo siç ndodhi tre vjet më parë dhe në Botërorin e fundit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit kur u regjistruan 27.

24 trajnerët e skuadrave të kualifikuara në eventin madhor të futbollit të verës së ardhshme, do të kenë më pak alternativa për të zgjedhur.

Sipas “Gazzetta.it” vendimi është marrë me rastin e mbledhjes së fundit që u zhvillua në Hamburg në kuadër të shortit të grupeve.

Nuk ka mbërritur ende asnjë komunikim zyrtar, por vendimi për të mos zgjeruar skuadrat është marrë.

Të ngjashme