Kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës tek lagjja “Mustafa” në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 13:34 | Nga

Nga afër punimet në rregullimin e kësaj rrugë i ka inspektuar nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës Arbër Bytyqi, drejtori i urbanizmit Lulzim Aliu si dhe drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murtai-Shabani.

Me këtë rast nënkryetari Ferati, por edhe drejtori Bytyqi, kanë thënë se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madhe për banorët e kësaj lagjeje, por edhe bizneseve të kësaj pjesë e që ju lehtësohet dukshëm edhe qarkullimi për në qytet.

Ata gjatë inspektimit janë informuar për mbarëvajtjen e punëve si dhe ka biseduar me qytetarët për çështje të ndryshme që lidhen me jetën e tyre.

U bë e ditur se gjatësia e kësaj rruge është 840 metra, ndërsa ka një kosto rreth 100 mijë euro.

Image may contain: 4 people, people standing, suit and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, tree and outdoorImage may contain: 5 people, people standing

Të ngjashme