Kanye West në lidhje me modelen 22-vjeçare, dalin publikisht gjatë një ndeshje basketbolli

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Reperi Kanye West i njohur tani edhe si “Ye” thuhet se është në lidhje me modelen, Vinetria.

44-vjeçari, raportohet se ka qenë në lidhje romantike me modelen, 22 vjeçe, prej kohësh përpara se ata të dilnin publikisht gjatë fundjavës.

Sipas Page Six, reperi është ‘lidhur’ me modelen, por nuk është dhënë asnjë afat kohor se kur filloi zyrtarisht romanca e tyre.

West dhe Vinetria dolën publikisht këtë fundjavë teksa morën pjesë në ndeshjen debutuese të basketbollit të “Donda Academy” në Minneapolis, ku shihen të ulur përkrah njëri-tjetrit.

Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi Kanye befasoi fansat duke shprehur shpresat për një ribashkim me ish-gruan, Kim Kardashian dhe duke mohuar se ai ishte divorcuar nga ylli, e cila tani thuhet se është në lidhje me yllin e SNL, Pete Davidson.

Të enjten, më 4 nëntor, reperi i “Donda” foli për situatën e tij me Kim-in, ku ai vazhdimisht i referohej asaj si ‘gruaja ime’ (në kohën e tashme) gjatë një interviste në “Drink Champs”, shkruan DailyMail.

Të ngjashme