Kaos në koncertin këngëtarit të njohur: Mijëra njerëz hyjnë me forcë, policia i shpërndan me ujë

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Një situatë e parecedentë ka ndodhur në koncertin e Daddy Yankee, ku rreth 4 mijë njerëz hynë me forcë në koncertin e tij, duke shkaktuar kaos.

Ata shkatërruan barrierat, sulmuann stafin dhe makinat jashtë stadiumit kombëtar të Santiagos u dëmtuan, raportuan oficerët.

Është dashur ndërhyrja e autoriteteve për të ndalur turmën, të cilët hodhën ujë.

Videot në mediat sociale tregojnë pjesëmarrësit e koncertit duke vrapuar nëpër portat e sigurisë dhe duke u bashkuar me grupin që ndodhej brenda.

Dy firma private sigurie po përballen me akuza penale, raportojnë mediat lokale.

Të ngjashme