Ekonomia Online
FUNDIT

Kapen dy shtetas të Shqipërisë, ishin në kërkim për plagosje dhe për përkrahje të autorit të krimit

Kapen dy shtetas të Shqipërisë, ishin në kërkim për plagosje dhe për përkrahje të autorit të krimit

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona që ishin të shpallur në kërkim. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të kërkuarit u kapën në Vlorë dhe Sarandë. Njëri nga të kërkuarit ishte 31-vjeçari me inicialet G. D., i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e […]

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona që ishin të shpallur në kërkim.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të kërkuarit u kapën në Vlorë dhe Sarandë.

Njëri nga të kërkuarit ishte 31-vjeçari me inicialet G. D., i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Kurse i kërkuari tjetër ishte 31 vjeç me inicialet K. J., banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.

Policia më tej shtoi se materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme