Kapen rreth 6,000 euro mallra të kontrabanduara, Dogana jep detaje

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Rreth 6,000 euro mallra pa dokumentacion janë kapur nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës.

Siç njofton Dogana, në regjionin e Prizrenit është identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion.

“..Respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me  pjesë për Motor-sharra”, thuhet në njoftim.

“Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro. Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të ngjashme