Ekonomia Online
FUNDIT

Kapet me drogë në veturë, arrestohet 30 vjeçari nga Kosova

Kapet me drogë në veturë, arrestohet 30 vjeçari nga Kosova

Një 30 vjeçar nga Kosova është prangosur nga policia e Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare në Morinë. Në veturën e G.M, 30-vjeçari u gjet një sasi e drogës prej 7.25 gramë e llojit “Cannabis Sativa”. “Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për […]

Një 30 vjeçar nga Kosova është prangosur nga policia e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare në Morinë.

Në veturën e G.M, 30-vjeçari u gjet një sasi e drogës prej 7.25 gramë e llojit “Cannabis Sativa”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. M”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Të ngjashme