Kapet sasi e konsiderueshme e drogës në Prizren, arrestohet një person

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Të premten në mëngjes është arrestuar një burrë në Prizren pasi që dyshohet se të njëjtit i është gjetur një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, armë si dhe gjëra të tjera.

Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes personit të dyshuar i janë gjetur, 25.9 gramë kokainë, 116.7 gram marihuanë, një revole me 17 fishekë, një kasafortë metali me kartëmonedha të ndryshme në vlerë 840 eurosh, një telefon celular, dy peshore digjitale dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.

Bëhet fjalë se personi i arrestuar ka qenë duke qëndruar si mysafir në shtëpinë e një personi i cili ndodhet në arrati.

Pas marrjes në pyetje i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme