Kaplohen nga zjarri dy vetura në Pejë, dyshohet se ishte e qëllimshme

Peje | 25 Jan 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në Polici se dy veturat e tij janë kapluar nga zjarri.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pejë, ndërkaq viktima ka arritur ta lokalizojë zjarrin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij i kishte kapluar zjarri dhe viktima kishte arritur që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i zjarrfikësve”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërkohë, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

“Si pasojë e zjarrit, veturat kanë pësuar dëmtime të vogla materiale. Dyshohet se zjarre vënia ka qenë e qëllimshme nga person-a i panjohur. Rasti nën hetime”, bën të ditur Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme