Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, u shpreh i befasuar me narrativën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mohimit të bisedave me Milan Radojiçiqin, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Kusari e ka krijuar një imazh të një politikane qesharake. Madje edhe ironizoi me të duke thënë se “Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt”.
“Mbeta i befasuar me narrativën e saj dje të mohimit të situatës me përdorimin e fjalëve të saj. Është bërë arkitekte e situatës së vetë. 100 vetë po e shohin që ke fol veç ajo e ka parë një situatë tjetër”.
“Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt dhe me buzëqeshje që refuzonte të pranojë veprimin dhe pasojat e saj. Kjo shkollë është e Albinit”.