Katër të arrestuar nën dyshimin për organizim të skemave piramidale

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se në një lokal në Zhur të Prizrenit kanë organizuar lojëra të fatit.

Raporti 24-orësh i Policisë bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valixhe me qipa për poker, letra të pokerit, 1 mijë e 700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë.

Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Zhur, Prizren 27.12.2022 – 02:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se njësitë policore në një lokal i cili kishte qenë i mbyllur i kanë hasë të dyshuarit, në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valixhe me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme