Katër viktima dhe 444 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19 katër persona ndërsa nga kryerja e mbi 2600 testeve janë zbuluar 444 raste të reja.

Aktualisht janë 7032 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në spital po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 2680 viktima nga Covid-19 ndërsa në total zyrtarisht janë vetëm 181,696 raste.

Statistika (24 Tetor 2021)

Testime totale 1,283,321

Raste pozitive 181,696

Raste të shëruara 171,790

Raste Aktive 7032

Humbje jete 2,874

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3495

Fier 882

Durrës 733

Shkodër 471

Elbasan 303

Gjirokastër 210

Korçë 200

Berat 184

Lezhë 179

Vlorë 163

Kukës 136

Dibër 76

Të ngjashme