Katy Perry apo Katy Kardashian?

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 19:24 | Nga

Katy Perry është transformuar si Kim Kardashian në postimin e saj të fundit dhe Kim e pëlqen shumë këtë gjë.

Duket se këngëtarja është frymëzuar nga “look-u” i Kim, duke bërë dy gërsheta tek flokët e saj, një stil ky i bërë më parë nga ylli televiziv.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Katy ka treguar se është frymëzuar nga Kim. “Katy Kardashian”, ka shkruar 32-vjeçarja bashkangjitur postimi të bërë në Instagram.

Katy ka eksperimentuar tepër me “look-un” e saj së fundmi, ku në fillim të muajit u shfaq me flokë të shkurtra, ku shumë fansa e krahasuan me Justin Bieber.

Të ngjashme