Keanu Reeves në krah të një vajze misterioze

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Aktori i Hollivudit, Keanu Reeves është i njohur për stilin e jetës së tij të tërhequr prej botës së mediave.

Artisti 54-vjeçar i ka mësuar tashmë fansat për jetën tuaj personale duke i mbajtur larg nga syri i publikut, por këtë herë, fotot me një zeshkane të panjohur nuk kanë mundur t’iu ikur publikut.

Domethënë, paparacët fotografuan atë në rrugët e Beverly Hills në një shëtitje me një grua të panjohur.

Aktori ishte në një marrëdhënie të lumtur me kolegen, Jennifer Syme, kur kuptuan se ishin duke pritur një vajzë. Lumturia nuk zgjati shumë. Jennifer humbi fëmijën me emrin Ava Archer Sim Reeves, në muajin e tetë të shtatzënisë dhe kjo ngjarje tragjike kurrë nuk arriti të tejkalohej.

Jennifer nuk mundi të luftojë me humbjen e një fëmije për të cilën gjë ra në depresion. Në vitin 2001, vetëm 18 muaj pasi fëmija kishte humbur, Syme shkoi në një ndejë me një mik të Merlin Mensonos.

Pas kësaj tragjedie të madhe, aktori nuk e fshehu faktin se kishte humbur dëshirën për marrëdhënie serioze dhe krijimin e një familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme