Një këmbësor është goditur nga një veturë, sot pasdite në afërsi të Stacionit të Trenit në Prishtinë.
Këmbësori, një mashkull rreth të 30-tave, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka konfirmuar policia në vendngjarje, për Ekonomia Online.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14, në rrugën “Tirana”. Shoferi i një veture “Mercedes”, ngjyrë e bardhë, është ndaluar dhe po intervistohet nga policia.
Në fotografitë e Ekonomia Online, shihen gjurmët e frenimit që kanë filluar para vendkalimit për këmbësorë dhe vazhdojnë për disa metra.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/statistika-te-tmerrshme-per-vetem-8-muaj-mbi-70-te-vdekur-ne-komunikacion/