Në fshatin Arllat është aksidentuar një grua, këmbësorë, rreth orës 19:30 të së premtes.
Ajo është goditur nga një veturë derisa ishte duke e kaluar rrugën. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.