Këngëtari kosovar, Freskim Rama me nofkën e re artistike Kimi është një nga emrat shqiptarë që përtej oqeanit të depërtojë në industrinë e madhe të muzikës.
Ai jeton prej vitësh në Amerikë dhe funksionon si artist i lirë.
Së fundmi, Kimi ka takuar këngëtarën me famë botërore, Rihanna, me të cilën ka publikuar edhe një fotografi gjatë qëndrimit të saj në New York.
“Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë”, është shprehur ai sa i përket takimit.
Ndryshe, vite më parë, i ftuar në një intervistë, Freskimi pati rrëfyer bisedat dhe takimet e tij me babanë e Rihannës, me të cilin negocionte për një menaxhim artistik, i cili ndonëse nuk u konkretizua të paktën deri tani, la një njohje dhe miqësi të tij me familjen e yllit nga Barbados që vazhdon edhe sot.