Këngëtarja shqiptare humb të afërmit e saj në aksidentin tragjik në Bullgari

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Një tragjedi e ndodhur sot e martë ku humbën jetën 45 persona teksa po ktheheshin nga Turqia në Maqedoni, ka tronditur të gjithë.

Reagime të shumta për aksidentin tragjik kanë ardhur nga figura e personazhe të njohura në vend, të cilët shprehën ngushëllimet për jetën e humbura.

Ndërsa, një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.

“Dhimbje,trishtim,lot!

Se kam mendu që kështu do ikni!Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku!

Të pata djalë teze,por të deshta si vëlla o Avni

Do të na mungoni shumë! Pushoni në parajsë engjujt e mi”, ka shkruar ajo në facebook.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme