Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri një tjetër.
Të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.