Ekonomia Online
FUNDIT

Kërcënoi taksistin me thikë dhe ia vodhi paratë, arrestohet i dyshuari në Tiranë

Kërcënoi taksistin me thikë dhe ia vodhi paratë, arrestohet i dyshuari në Tiranë

Një person është arrestuar nga Policia e Shtetit shqiptar pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një drejtues taksie dhe i ka vjedhur një shumë parash si edhe një varëse. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë–Elbasan dhe sipas informacionit paraprak të policisë, i dyshuari ishte pasagjer në taksinë që drejtohej nga viktima, kur […]

Një person është arrestuar nga Policia e Shtetit shqiptar pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një drejtues taksie dhe i ka vjedhur një shumë parash si edhe një varëse.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë–Elbasan dhe sipas informacionit paraprak të policisë, i dyshuari ishte pasagjer në taksinë që drejtohej nga viktima, kur nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë paratë dhe një varëse.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, ai është lokalizuar, neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë./A2Cnn

Të ngjashme