Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim ndaj një shtetasi serb, dyshohet për trafikim të paautorizuar të armëve

Kërkohet paraburgim ndaj një shtetasi serb, dyshohet për trafikim të paautorizuar të armëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet Z.M., shtetas i Republikës së Serbisë, i dyshuar për veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, ndërmjetësimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse. Sipas Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në flagrancë më 22 korrik 2026, […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet Z.M., shtetas i Republikës së Serbisë, i dyshuar për veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, ndërmjetësimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në flagrancë më 22 korrik 2026, pas zhvillimit të hetimeve dhe sigurimit të provave materiale. Dyshohet se armët e zjarrit janë importuar nga Serbia dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me ligjin.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa më 23 korrik Prokuroria ka dorëzuar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të personave që dyshohen për shkelje të ligjit.

Të ngjashme